Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për COVID-19.
Tashmë bomberi boshnjak është vetizoluar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Italian.
Një video që ka postuar gruaja e tij në rrjetet sociale është bërë virale.
Aty shihet Dzeko i mbyllur prapa një xhami, derisa fëmijët afrohen për ta përshëndetur babanë e tyre.
Ata shihen duke vizuar zemrën me gishtat e tyre të vegjël./VAR Kosova/