Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ende nuk ka arritur të gjejë golin me Lazion, megjithatë, ai ka filluar të fitojë besimin e trajnerit italian Simone Inzaghi.

Muriqi pritet të jetë startues në një ndeshje shumë të rëndësishme, si ajo me Juventusin, që do të zhvillohet të dielën.

Sipas “Sky Sports Italia”, Muriqit do t’i besohet vendi i titullarit nga trajneri Inzaghi.

“Trajneri Simone Inzaghi në derbin kundër Juventusit, do t’ia besoj vendin e titullarit Vedat Muriqit pasi Immobile nuk është stërvitur as të premten”, shkruhet në gazetën prestigjioze italiane.

Muriqi pritet të nisë ndeshjen nga minuta e parë duke ia zënë vendin sulmuesit kryesor të skuadrës, Ciro Immobile, pasi ky i fundit nuk ishte stërvitur fare me ekipin dhjetë ditët e fundit pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Juventusit, luhet të dielën në kryeqytetin italian, në Romë.