Ylli i Kosovës, Milot Rashica, nuk është duke kaluar formë të mirë as te kombëtarja e as të skuadra gjermane Werder Bremen.

Për djaloshin nga Vushtrria, gjatë verës shprehën interesim shumë skuadra. Kryesisht nga Premier Liga, duke veçuar Aston Villan.

Mirëpo, të gjitha tentimet për një largim të mundshëm nga Bremen, mbetëm vetëm lajme në media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Rashica, sipas zyrtarit të klubit gjerman, Frank Frank Baumann, mund të largohet në afatin kalimtar të janarit, por jo për një çmim më të ulët se 20 milionë euro.

“Ne nuk do ta shesim Rashicën nën çmimin e tij”, ka thënë Baumann për “Kicker”.

Rashica pritej të largohej nga Werder Bremeni në verë, por çmimi i tij prej 20 milionë eurosh bëri që transferimi i tij te Bayer Leverkusen të dështojë./VAR Kosova/