Kombëtarja e Gjermanisë nuk e nisi mirë ndeshjen kundër Ukrainës në Ligën e Kombeve.
Në minutën e 12-të, gjermanët u befasuan nga mysafirët.
Mesfushori Roman Yaremchuk shënoi në portën e gjigantit Neuer.
11 minuta më vonë, Leroy Sane, barazoi rezultatin, pas asistimit të futbollistit tjetër Bayernit, Leon Goretzka.
I njëjti futbollist, 10 minuta më vonë (33’) asistoi edhe për golin e dytë të Gjermanisë. Timo Werner kaloi vendasit në epërsi.
Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes./VAR Kosova/