Kombëtarja e Zvicrës ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale kundër Spanjës, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në minutën e 26-të, Breel Embolo, asistoi për mrekulli për mesfushorin e Atalantas, Remo Freuler.

Ai shënoi një gol shumë të bukur me këmbën e majtë.

Në këtë ndeshje startues janë edhe kapiteni i Zvirës, Granit Xhaka dhe mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.