Është ndeshja e dytë rresht që Arsenali e luan pjesë të madhe të lojës me një lojtar më pak.

Ndeshjen e kaluar, ishte Granit Xhaka ai që u ndëshkua me të kuq.

Edhe në përballjen me Southamptonin, skuadra nga Londra 30 minuta e fundit të ndeshjes, i luajti me një lojtar më pak.

Mbrojtësi Gabriel, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63-të.

Mysafirët ishin në epërsi që nga minuta e 18-të, kur ish-ylli i Arsenali Theo Walcot, shënoi për 0-1.

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, më në fund shënoi në portën kundërshtare në minutën e 52-të, për të shmangur humbjen.

Në pesë ndeshje si vendas, ky ishte barazimi i parë për londinezët.

Ky ishte rezultati i ndeshjeve të tjera si vendas:

Arsenal 0-1 vs Leicester

Arsenal 0-3 vs Aston Villa

Arsenal 1-2 vs Wolves

Arsenal 0-1 vs Burnley