Situata e rënduar me pandeminë e koronavirusit, ka bërë shumë skuadra që të marrin masa për të mbrojtur futbollistët e tyre.
Së fundi, skuadra angleze Wolves, ka marrë një vendim interesant.
Futbollistëve të kësaj skuadre, nuk u lejohet as të shkojnë në supermarkete që të blejnë gjëra ushqimore.
Sipas njoftimit të klubit, ky vendim i ashpër është marrë për të mbrojtur shëndetin e tyre.