Ka përfunduar në barazim ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe West Bromwich Albionit.

Rezultati përfundimtar i takimit që u zhvillua në “Anfield” ishte i barabartë 1:1.

Goli e parë në ndeshje e shënoi Sadio Mane për Liverpoolin në minutën e 12-të pasi u shërbye mjaft mirë nga Matip.

Mysafirët u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, saktësisht në minutën e 82-të kur shënoi Ajayi.

Liverpooli nuk arriti të rikthehej në epërsi dhe kështu dy skuadrat kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes.

“The Reds” me këtë pikë vazhdon të mbetet lider në Premierligë me 32 pikë, derisa WBA-ja është e parafundit me tetë të tilla.