Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Florent Hadergjonaj ka qenë i pazëvendësueshëm për skuadrën e tij në Turqi.

Hadergjonaj luajti nga minuta e parë në barazimin e Kasimpasas në udhëtim te kampionët në fuqi, Basaksehir.

Rezultati final i takimit ishte 2:2, edhe pse Kasimpasa e përmbysi rezultatin, por më pas vendasit barazuan në minutat e fundit.

Florent Hadergjonaj u vlerësua nga sajti “Whoscored.com” me notën 6.6, derisa futbollisti tjetër shqiptar i Kasimpasas, Loret Sadiku mori notën 6.7.

Image