Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, ka përfunduar 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me golin e Mo Salah.
Egjiptiani shënoi golin e 11-të këtë sezon, në minutën e 26-të të ndeshjes.
Ai u ndihmua nga mbrojtësit mysafirë, pasi topi u devijua.
Futbollistët e Jose Mourinhos, barazuan rezultatin në minutën e 33-të. Ishte Son ai që shënoi për 1-1.
Megjithatë, futbollistët e Jurgen Klopp, ishin më të mirë sa i përket posedimit të topit dhe rasteve./VAR Kosova/