Talenti shqiptar, Leon Dajaku mund të largohet nga Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit, shkruan VAR Kosova.
Klubi gjerman Köln ka filluar diskutimet me Bayern Munich për huazimin e dy talentëve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku raporton GOAL Deutschland.
Gjatë afatit kalimtar veror, për futbollistin nga Kosova kishin shprehur interesim edhe disa klube nga Premier Liga dhe Serie A, por që nuk u materializua pasi Dajaku ishte i hapur vetëm për një huazim të thjeshtë.
Sipas SPOX Redaktion, Dajaku është i bindur në kualitet e tij dhe dëshiron ta dëshmojë vetën në “Allianz Arena”.
Dajaku është reprezentues i grupmoshave të Gjermanisë dhe ende nuk ka vendosur se a do të luajë për “pancerët” apo Kombëtaren e Kosovës. /VAR Kosova/