Real Madrid sonte do ta ketë një mision tejet të vështirë në Ukrainë, pasi do të përballet me Shakhtar Donestk në kuadër të Ligës së Kampionëve për fazën e grupeve, shkruan VAR Kosova.

Mbretërit ishin mposhtur në shtëpi nga ukrainasit 3-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ukrainasit do të luajnë me Kovalenko, Taison e Júnior Moraes në sulm.

Në anën tjetër trajneri madrilen Zinedine Zidane ka shumë mungesa për përballjen e sotme, ndërsa sulmin ia ka besuar Rodrygos, Benzemas dhe Asensios.

Ndeshja fillon në ora 18:55.

Shakhtar Donetsk: Trubin; Dodô, Bondar, Matviyenko, Vitao; Marlos, Stepanenko; Tetê, Kovalenko, Taison; Júnior Moraes

Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Modric, Odegaard; Rodrygo, Benzema, Asensio.