Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër skuadrës nga Bergamo, Atalanta.
Ishte pikërisht ylli i kryesor i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Ronaldo, ai që nuk ia doli t’i sigurojë fitoren vendasve.
Portugezi humbi penalltinë në minutën e 61-të dhe dështoi të jetë heroi i kësaj ndeshje.
Dy golat e ndeshjes u shënuan nga Federico Chiesa në minutën e 29-të dhe Remo Freuler në minutën e 57-të./VAR Kosova/