Juventusi ka kaluar pa ndonjë problem sfidën e radhës në Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar tre gola në stadiumin ‘Ennio Tardini’ në përballje me Parman.

Serinë e golave e hapi suedezi Dejan Kulusevski. 20-vjeçari shënoi për epërsinë e parë të mysafirëve në minutën e 23-të.

Vetëm tre minuta më vonë, Cristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë.

Portugezi shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 48-të.

Me këto dy gola të shënuar sonte, Ronaldo ka 12 gola në nëntë ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon.

Në fund të ndeshjes (86’), gol shënoi edhe asistuesi i dy golave të parë, spanjolli Alvaro Morata./VAR Kosova/