Vala e dytë e koronavirusit ka prekur disa skuadra në Premier Ligën e Anglisë.

Newcastle – Aston Villa nuk do të zhvillohet të premten. Kjo ndeshje është konfirmuar se nuk do të zhvillohet nga Premier Liga Angleze, pas kërkesës së Neëcastle, shkruan VAR Kosova.

Klubi i madh anglez ka bërë një kërkesë në Federatën e Futbollit Anglez që ndeshja e paraparë të zhvillohej të premten me Aston Villën të shtyhet, për shkak të disa rasteve me koronavirus brenda skuadrës.

Futbollistët e Newcastle nuk kanë stërvitur tash e disa ditë pasi qendra stërvitore është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 12-të, e cila do të zhvillohet në fundjavën që vjen. /VAR Kosova/