Nga viti 1998 e deri në vitin 2015, Steven Gerrard, mbrojti ngjyrat e Liverpoolit.
Kontributi që ka dhënë në fushë si futbollist, si duket nuk i mjafton ish-mesfushorit anglez.
Përvoja që ka marrë si trajner te Rangers, ka motivuar Gerrardin për të realizuar ëndrrën e tij.
Së fundi, ai ka përsëritur dëshirën e tij që të jetë në krye të kampionëve aktual të Anglisë.
“Do të dëshiroja të bëhem trajner i Liverpoolit një ditë. Është ëndrra ime, natyrisht”, ka thënë Gerrard./VAR Kosova/