Liverpool do të luaj sfidën e radhës në Premier Ligë ndaj West Brom Albion.

Lajm i mire është rikthimi i anësorit kosovar Xherdan Shaqiri në stërvitje të plota me klubin, ku shumë shpejt pritet të rikthehet në fushën e lojës.

Këtë lajm e ka dhënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me West Bromin.

Përveç Shaqirit, te Liverpooli priten të rikthehen shumë shpejtë edhe Thiago dhe James Milner.

“Thiago Alcantara mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën nga java tjetër. James Milner dhe Xherdan Shaqiri janë gjithashtu në garë për të bërë të njëjtën gjë”, deklaroi Klopp./VAR KOSOVA/