Shorti i Ligës së Evropës, vuri përballë Milanin e Zlatan Ibrahimovicit me serbët e Crvena Zvezdës që drejtohen nga Dejan Stankovic.
Ibra do të zbresë në stadiumin e Beogradit në muajin shkurt me fanellën kuqezi, teksa nisur nga ky fakt, media serbe “Kurir”, ka risjellë në kujtesën e të gjithëve, një deklaratë të hershme të Ibrës, që bëri bujë në Shqipëri ku thuhej: Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër.
“Kurir” e ka cilësuar këtë deklaratë si prononcim imagjinar të shqiptarëve dhe një gënjeshtër të madhe. “Lojë e pisët nga shqiptarët”, titullohet artikulli i publikuar ditën e sotme, ndërkohë që vijon duke hedhur baltë mbi shqiptarët dhe duke nxitur urrejtje.
“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur që ka shkaktuar jehonë në vendin tyre. Sigurisht, këtu ka një gënjeshtër të madhe”, përfundon artikulli.