Ismet Munishi është shkarkuar nga kryesia e Ballkanit. Munishi sot është takuar me kryesinë e klubit, të cilët e kanë njoftuar se është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Ballkanit.

Munishi, përmes një shkrim në llogarinë personale në Facebook, ka konfirmuar lajmin se ka ndarë rrugët me Ballkanin, duke falenderuar klubin për korrektësinë e treguar në mbledhjen, ku ju kumtua lajmin se do të shkarohej.

Shkrimi i plotë nga Ismet Munishi:

Lamtumirë Suharekë

Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .

Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.

I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.

Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .

Jam shumë krenar me punen time

Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.