Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka shënuar dy gola në fitoren e bavarezëve, duke përmbysur rezultatin ndaj Wolfsburg.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 5-të, me golin e mesfushori gjerman Maximilian Philipp.
Por Lewa u kujdes që në dhomat e zhveshjes, vendasit të shkojnë me rezultatin 1-1.
Ai shënoi golin e 250 në Bundesliga, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Golin e dytë në këtë ndeshje (251), ai e shënoi në minutën e 50-të.
Polakut i duhet që të shënojë edhe 18 gola që të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Bundesligës, pas legjendës së Bayernit, Gerd Müller, i cili ka 365 gola./VAR Kosova/