Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie online është duke bërë përzgjedhjen e “Laureatëve të vitit 2020”. Futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës u shpall Armend Thaqi, teksa Mërgim Vojvoda është shpallur lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2020. Vojvoda në garë për çmimin e më të mirit e mposhti Amir Rrahmanin, Milot Rashicën e Florent Hadërgjonajn. Paraqitjet e mira me Kombëtaren e Kosovës, si dhe kalimi nga  Standard Liege në Torino bën që ky çmim këtë vit të shkonte në adresën e 25 vjeçarit.