Arteta është pranë shkarkimit nga Arsenali. Ndeshja e sotme ndaj Chelseat e programuar të luhet sot në orën 18.30 në Emirates është vendimtare për të ardhmen e tij. Vetëm fitorja e shpëton teknikun nga largimi i parakohshëm nga stoli, ndërkohë që humbja do ishte fatale për të.
Arsenali po përjeton një krizë rezultatesh, teksa ka harruar edhe të fitojë tashmë. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e tifozëve, të cilët janë të pakënaqur nga ekipi. Arteta u ul në pankinën e Gooners në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga City (Ndihmës i Guardiolës).