Thiago Reach brenda tetë viteve ka realizuar ëndrrën e tij të jetës. Reach ishte një gazetar në Brazil dhe një tifoz i flaktë i Santa Cruz Fe, shkruan VAR Kosova.

Reach ishte tifozi i vetëm që para tetë viteve e kishte shkuar në stadium për ta mbështetur skuadrën e zemrës në humbjen 1:4 nga Gremio, në vitin 2012.

Pas disa viteve, ai u punësua në klub e tij të zemrës, ndërsa në vitin 2018 ai mori postin e presidentit.

Të premten e kaluar, Santa Fe Cruz fitoi kampionatin dhe kualifikua për herë të parë në Kupën e Brazilit pas 107 vjetëve.

Kjo është një dëshmi tjetër, se ëndrrat realizohen në rast se je një punëtor i madh dhe i përkushtuar. /VAR Kosova/