Lionel Messi me shokët e tij të skuadrës, nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol sonte përballë Cadiz.
Vendasit mposhtën Barcelonën me rezultat 3-1. Të tre golat u shënuan nga futbollistët e Cadiz.
Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi spanjoll Alvaro Gimenez, në minutën e 8-të, e që ishte rezultati i pjesës së parë.
Në minutën e 57-të, Barça arriti të barazonte rezultatin me autogolin e Pedro Alcala.
Fitoren vendasve ua dhuroi sulmuesi Alvaro Negredo, i cili shënoi vetëm një minutë pasi hyri në lojë 63’./VAR Kosova/