Interi ka mposhtur skuadrën Bologna, me rezultat 3-1.

Dy gola vendasit i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht sulmuesi Romelu Lukaku në minutën e 16-të dhe pastaj mbrojtësi i djathtë, Hakimi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 67-të Emanuel Vignato shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Goli i tretë në ndeshje dhe që vulosi fitoren e vendasve, u shënua në minutën e 70-të nga Hakimi.

Kjo ishte hera e parë në karrierë në Hakimi shënon dy gola në një ndeshje./VAR Kosova/