Kapiteni dhe “gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19.

Portieri i cili aktivizohet me Torinon në Serie A kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 me 23 nëntor ndërsa ishte mbyllur në izolim.

Ai rezultoi pozitiv pas grumbullimit me Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Megjithatë, para pak çastesh, Samir Ujkani ka postuar në Instagramin e tij lajmin e mirë.

“Negativ”, ka shkruar ai në “InstaStoryn” e tij, futbollisti nga Vushtrria.

Image