Transferimi i Vedat Muriqit tek Lazio bëri bujë pasi u bashkua me një klub me emër  të madh dhe u ble nga Fenerbahce për 17 milionë euro.

Pas disa dëmtimeve dhe paraqitjeve jo pozitive me bardhekaltërit thuhet se Muriqi e ka të ardhmen larg kryeqytetit italian dhe përsëri në Turqi më saktësisht në Stamboll.

Sipas mediave turke, gjiganti kosovar kërkohet nga Galatasaray që së fundmi ka shfaqur interes për të.

Nuk ndihet ende çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit, por emri i tij qarkullon së fundmi nga klube të ndryshme.

Muriqi ka deklaruar disa herë që nuk do donte të luante për asnjë skuadër tjetër turke pos Fenerit, e sidomos me Galatasarayn.