Mirlind Daku u zgjodh golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2020. Forma e tij e lartë ka bërë që të shtohet interesimi i klubeve të huaja.
Daku aktualisht është pjesë e Ballkanit por është i huazuar nga ekipi kroat Osijek.
22 vjeçari thotë se është kontaktuar nga Vitesse.
“Një menaxher i ekipit holandez Vitesse më ka kontaktuar. Por menaxheri im tashmë po mirret me këto punë. Unë jam i lumtur te Ballkani dhe besoj që do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit” deklaroi Daku për Indeksonline.
Muajin e kaluar, ai u ftua te Kombëtarja e Kosovës duke u bërë sulmuesi i parë nga Superliga që i bashkohet ekipit A.