Atletico Madrid thuhet është në kontakt me përfaqësuesit e Arkadiusz Milik, por kërkesa nga Napoli aktualisht është shumë e lartë.

Sipas Calciomercato.com, Diego Simeone e ka objektiv kryesor Milikun, i cili shihet si zëvendësim për Diego Costan që është larguar nga “Wanda Metropolitano”.

Kontrata e Costas me Colchoneros u ndërpre zyrtarisht sot dhe trajneri argjentinas ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij.

Drejtuesit e Atletico Madridit, ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Milik dhe po bëjnë presion për një marrëveshje për në janar.

Simeone dëshiron ta ketë në dispozicion lojtarin polak për pjesën e dytë të edicionit, por Napoli vazhdon të kërkojë 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Drejtori sportiv Andrea Berta mendon se është shumë, pasi kontrata e Milik me Napolin skadon në qershor 2021.

Milik thuhet se është entuziast nga interesi për Atleticon, ndërsa këtë sezon nuk ka regjistruar asnjë ndeshje në Serie A.