Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përjashtur me karton të kuq. Xhaka pas një kacafytje me futbollistin e Burnley, Ashley Westwood, u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.
Ylli shqiptar nuk ishte i kënaqur me veprimin e mesfushorit të mysafirëve, duke u ngritur në këmbë për t’i sqaruar hesapet me të.
Xhaka e kapi për fyti Westwoodin dhe e goditi me gjurin e djathtë.
Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë duke shpëtuar, por pas rishikimit të rastit në sistemin VAR, ai u ndëshkua edhe me të dytin, që bëri të përjashtohet nga ndeshja.
Gjyqtari anglez Graham Scott pasi e shikoi rastin në monitor, ai e konsideroi se duhet të përjashtohet Xhaka nga ndeshja, duke e lënë Arsenalin me dhjetë futbollistë për kohën e mbetur.
Arsenali është duke u përballur me Burnleyn në “Emirates Stadium” në kuadër të Premier Ligës.
Rezultati është baras pa gola, kur po zhvillohet minuta e 71-të.