Manchester City ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Newcastle United.
Ylli anglez Raheem Sterling bëri një punë të mrekullueshme dhe më pas asistoi për mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan.
Numri 8 i Cityt, nuk gaboi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Tre golat e fundit që Gundogan i ka shënuar në Premier League, i ka realizuar në muajin dhjetor.
Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.