Talenti spanjoll i Barcelonës, Carles Alena, do të largohet nga “Camp Nou” drejt Getafes, raporton VAR Kosova.
23 vjeçari nuk është në planet e trajernit Ronald Koeman, dhe tanimë ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi.
Alena, sezonin e kaluar ishte pjesë e Real Betisit në formë të huazimit, formulë kjo e përdor edhe këtë herë me Getafen.
Getafe do të paguaj pagën e Alenas deri në fund të sezonit, duke mos pasur një opsion të blerjes përfundimtare.
Ndërkohë është bërë e ditur se kontrata e Riquie Puig është vazhduar deri në vitin 2023./VAR Kosova