Skuadra italiane Genoa, ka mposhtur Bolognan me rezultat 2-0.
Golat për vendasit i shënuan mesfushori Miha Zajc në fund të pjesës së parë dhe sulmuesi italian, Mattia Destro, në minutën e 54-të.
Në katër ndeshjet e fundit, Genoa e udhëhequr nga trajneri Ballardini, ka arritur të sigurojë 7 pikë.
Kaq pikë Genoa kishte arritur të merrte në 13 ndeshje sa kishte trajner italianin Rolando Maran.
Aktualisht Genoa ka 14 pikë në pozitën e 17 në tabelën e Serie A./VAR Kosova/