Është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti është hedhur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” pasi që në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke u bërë punime.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në kryeqytet ku skuadra e Prishtinës do të ndeshet me Dritën.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen me 10 shkurt.

Më poshtë i keni çiftet komplete:

Istogu – Gjilani

A&N – Flamurtari

Prishtina – Drita

Llapi – Ballkani

Trepça ’89 – Ferizaj

Drenica – Ulpiana

Dukagjini – 2 Korriku

Arbëria – Feronikeli