Skuadra italiane Inter, është duke kërkuar të përforcojë fazën e sulmit.
Belgut Romelu Lukaku, mund t’i bashkohet një bashkëvendas nëse Interi dhe Liverpooli arrijnë marrëveshje për transferimin e sulmuesit Divock Origi.
Sipas Calcio Mecato, Interi janë të parët në garën për të marrë shërbimet e belgut.
Edhe skuadrat e Premier League, Wolves dhe Newcastle, po ashtu kanë qenë të lidhura me sulmuesin belg.
Origi mund të largohet nga Anfiled në këtë afat kalimtar dhe mund t’i bashkohet Interit në formë huazimi./VAR Kosova/



























