Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka nisur ndeshjen e St.Paulit nga minuta e pare.
St.Pauli është mposhtur në udhëtim te Greuther Furthi 2:1, në kuadër të xhiros së 14-të në Bundesliga 2.
Paqarada luajti vetëm pjesën e parë në këtë duel pasi që u zëvendësua dhe nuk u paraqit në fraksionin e dytë të përballjes.
Vlen të ceket se Paqarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të të sfidës.
St.Pauli është në vendin e 17-të, pozitë kjo që e largon edhe nga kategoria e dytë e futbollit gjerman.