Rastet me COVID-19 të skuadra e Manchester City duket se nuk kanë të ndalur.

“Qytetarët” sot (e mërkurë) kanë njoftuar për tri raste të tjera.

Klubi anglez ka konfirmuar se Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtarë i stafit kanë rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

Të gjithë janë në izolim duke ndjekur protokolin e Premierligës.

“Manchester City mund të konfirmojë se Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtarë i stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatë.