Trajneri i Southamptoni Ralph Hasenhuttl, u gëzua shumë pas fitores kundër Liverpoolit.
Austriaku u ulë në gjunjë dhe në sytë e tij kishte lot.
Në deklaratën e dhënë për media, ai tha që nuk ka qarë.
“Kishte lot në sytë e mi – për shkak të erës”, tha Hasenhuttl para gazetarëve.
“Kur i shihni lojtarët duke luftuar me gjithçka që kanë, kjo më bën me të vërtetë krenar”, vazhdoi ai.
“Për ta mposhtur Liverpoolin, duhet të keni një lojë perfekte dhe unë mendoj se ne e patëm atë”, tha tha Hasenhuttl./VAR Kosova/