Werder Bremen është mposhtur nga Borusia Munchengladbach me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Elvedi në minutën e 66-të.
15 minutat e fundit luajti edhe Milot Rashica i cili për pak sa nuk shënoi.
Sulmuesi i Kosovës ishte i pafat pasi preku shtyllën nga një rast i pastër për gol.
Monchengladbach me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 28 pikë derisa Werderi mbetet në vendin e 12-të me 18 pikë.