Chelsea nuk është duke u bërë rahat me sulmuesit që nga largimi i Didier Drogbës. Sipas gazetës online “The Athletic” klubi londinez synim kryesor për afatin kalimtar të verës ka bërë sulmuesin norvegjez Erling Haaland të Borossia Dortmundit, shkruan VAR Kosova.
Bordi i klubit anglez duket se do ta mbështesin trajnerin anglez Frank Lampard përsëri me investime, përkundër që kanë shpenzuar milionat në verën e vitit 2020.
Haaland që nga transferimi i tij në Dortmund, është shnëdërruar në sulmuesin më të mirë në botë dhe kjo ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Ish kampioni anglez këtë sezon transferoi sulmuesin gjerman Timo Werner nga RB Leipzig, por deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.
Shuma e transferimit e tij në total edhe me pagesa të agjentit ishte 102 milionë euro.
Chelsea deri në muajin dhjetor ishte në formë të mirë, madje ishin edhe lider të Premier Ligës por në dy muajt e fundit janë futur në krizë të rezultateve.
Pas 19 xhiro të zhvilluara renditen në pozitën e shtatë me 29 pikë. /VARKosova/