Ndonëse me shumë pak minuta të luajtura, Xherdan Shaqiri, do të vazhdoi ta veshë fanellën e Liverpoolit.

Mediat në Angli raportojnë se mesfushori nga Zhegra e Gjilanit, nuk do të largohet në janar.

Kampionët e Anglisë, nuk do të pranojnë oferta për mesfushorin e Zvicrës në këtë afat kalimtar.

Dëmtimi i portugezit Diogo Jota, i jep shpresë Shaqirit se Liverpooli do të ketë nevojë për shërbimet e tij.

Shaqiri do të jetë në dispozicion të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, për të mbuluar hapësirat në javët e ardhshme./VAR Kosova/