Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum raportohet se nuk do të pranojë vazhdimin e kontratës së tij me kampionët e Anglisë, Liverpoolin.
Në bazë të raportimeve të mediave angleze, qëllimi i holandezit Wijnaldum tashmë është i qartë.
Ai dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe t’i bashkohet gjigandit spanjoll, Barcelonës.
Wijnaldum te “Blaugrana” do të ketë punë me bashkëkombasin e tij, trajnerin, Ronald Koeman.
Kujtojmë se holandezi erdhi te “Reds” para pesë viteve.