Sulmuesi i skuadrës angleze Crystal Palace, Wilfred Zaha, ka shpjeguar dështimin e transferimit të tij te Arsenali në vitin 2019.

‘The Gunners’ ishin afër që ta trasnferonin Zahan në verën e vitit 2019, por në fund vendosën të japin 72 milionë euro për Nicolas Pepe.

Zaha ka zbardhur për herë të parë mediat britanike, bisedat me drejtuesit e Arsenalit, shkruan VAR Kosova.

“Fillimisht bisedova me menaxherin (Unay Emery)”, tha Zaha.

“Ai më tha: duhet të vendosim më shpejt’. Ai më kishte parë duke luajtur kundër Arsenalit. E dinte se unë mund ta ndryshoj lojën në cdo kohë”, shtoi Zaha.

“Emery më tha: ‘do të donim të të kemi në skuadër’. Unë i thash se edhe dua të vij. Biseda ishte mjaft e drejtpërdrejt. Emery më tha: ‘natyrisht, gjithçka varet nga klubi se kënd e zgjedhin’. Dhe…ata e zgjodhën atë e jo mua”, përfundoi Zaha.

Në 62 paraqitje për Arsenalin, Pepe ka shënuar vetëm 13 gola./VAR Kosova/