Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero janë dyshja kryesore e sulmit të Manchester Cityt, transmeton VAR Kosova.
Teksa Sergio Aguero ka qenë i lënduar, barra e sulmit këtë sezon ra mbi sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, i cili me një formë jo shumë të mirë, ka frustruar fansat e “Qytetarëve”.
Njëri nga ta është, Latriche, i cili në rrjetin social Twitter, u shpreh se nuk kupton se çfarë është duke bërë ai.
“Sinqerishtë, çfarë bën Jesus. Mendoj se është koha që ai të qërohet nga këtu” – shkroi ai.
Por, ky cicërim u keqkuptua nga një grua, e cila mendoj se ishte duke ju referuar Jesusit, profetit të fesë së krishterë.
“Çfarë ke bërë ti? Çfarë ke bërë për të parandaluar fatkeqësitë. Jesusi na liroi të gjithëve dhe ajo është dhuratë e madhe. Kjo është rezultat i frikës, neglizhencës dhe dembelisë”… – i replikoi ajo, duke menduar se e kishte fjalën për Jezus Krishtin.
“Jam duke folur për lojtarin e Manchester Cityt. Më lë në paqe dhe ditën e mirë” – ia ktheu fansi i nervozuar.





























