Bayern Munich e ka marr një fitore të madhe ndaj Lazio në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.
Kampionët e Evropës shiheshin favorit në këtë ndeshje, por rezultati i arritur është më shumë se sa që është pritur.
Goli i parë për Bayernin erdhi që në rastin e parë.
Zhvillohej minuta e nëntë, kur një gabim në mbrojtjen e italianëve u shfrytëzua në maksimum nga Robert Lewandowski që kaloi Pepe Reinan dhe shënoi për 1-0.
Në minutën e 19-të Lazio kërkoi penallti, por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari.
Bavarezët shtuan epërsinë në minutën e 24-të, kur Jamal Musiala mori një pasim nga Leon Goretzka dhe me një goditje nga distanca shënoi për 2-0.
Para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Leroy Sane që mbylli dilemën e fituesit, ku gjeti rrjetën për 3-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtja.
Edhe pjesa e dytë nisi shumë keq për Lazion, pasi në minutën e 47-të, Francesco Acerbi shënoi në portën e tij për 4-0.
Reagimi i Lazios erdhi në minutën e 49-të, kur Joaqin Correa shënoi nga një përpjekje individuale.
Krejt deri në fund vlen të përmendet edhe një rast i Lewandowskit, por që nga një pozitë e lehtë nuk shënoi.
Me këtë fitore Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.