Kryendeshja e javës së 22-të në Premierligën angleze i ka takuar Chelseat.
Chelsea ishte mysafire e Tottenhamit në derbin e madh londinez sonte.
Ndeshja e zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” i takoi Chelseat me rezultat 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e realizoi Jorginho në minutën e 24-t të ndeshjes.
Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre, por që rrjetat nuk u tundën më.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në vendin e gjashtë në tabelë me 36 pikë, kurse Tottenhami mbetet në vendin e tetë me 33 sosh.