Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, e sheh nga kundërshtarin e radhës, Romën, si një nga kandidatët për titull në Serie A.

Ndeshja derbi e javës së 21-të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

“Unë besoj se Roma është një nga skuadrat më të mira në Itali, pasi ata kanë një trajner të fortë dhe lojtarë cilësorë. Unë mendoj se ata mund të fitojnë Scudetton”, ka thënë fillimisht Danilo për Sky Sport Italia.

Bianconerët janë në rrugë të mirë, pas humbjes 2-0 ndaj Interit, duke radhitur fitoret pastaj si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Ai ka thënë se humbja ndaj Interit e ka ngritur përqendrimin në skuadër dhe kanë mësuar nga ajo.

Danilo që është kthyer në një figurë kryesore në ka folur për lojën nën drejtimin e Andrea Pirlos.

“Unë jam një mbrojtës, por më pëlqen të marr pjesë në ndërtimin e lojës nga mbrojtja, për ta futur topin pastër në mesfushë. Nuk e di cilin rol preferoj, por mund të them që dua të sulmoj dhe jo vetëm të mbrohem ”, ka thënë ai.