Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, në pjesën e mbetur të sezonit do të luajë te klubi nga Superliga turke, Fatih Karagumruk.

25-vjeçari, i cili është në pronësi të Fenerbahces, është huazuar në këtë afat kalimtar dimëror te skuadra e tij e ri.

Fillimisht ishte raportuar se Ademi do të pranonte Kombëtaren “Dardane”, por si duket tashmë është duke anuar nga kombëtarja helvete.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur”.