Një tifoz i Evertonit nuk është përmbajtur nga gëzimi i madh pas golit të sulmuesit anglez të Evertonit, Dominic Calvert Lewin në minutën e fundit ndaj Manchester United, që ia siguroi barazimin 3:3, shkruan VAR Kosova.

Chris Howgate, cili është me “Down Syndrome” dhe është në karrige, është një tifoz i pasionuar i Evertonit. Ai është i rregullt në stadiumin Goodison Park, por për shkak të pandemisë nuk mundet të shkojë të shikojë ndeshjet nga afër.

Goli i Lewinit në aksionin e fundit të ndeshjes, e ka gëzuar tejet shumë Chrisin, i cili nuk i është përmbajtur gëzimit të madh, sa që është bërë viral në rrjetet sociale.

Të shtunën e kaluar Evertoni ishte mysafir i Manchester United dhe ishte duke pësuar humbje 3:2 deri në aksionin e fundit të ndeshjes kur Lewin shënoi golin e barazimit për 3:3.

Një paraqitje solide e “Toffes” në OldTrafford për t’u kthyer në shtëpi me një pikë të merituar. /VAR Kosova/