Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani mund të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të Napolit, për shkak të problemeve në mbrojtje që ka skuadra italiane.

Rrahmani pritet të jetë zëvendeësuesi i mbrojtësit grek Kostas Manolas i cili do të mungojë për tre javë, pas një lëndimi që pësoi në fundjavë.

Po ashtu, mbrojtësit Gholuam dhe Koulibaly janë të infektuar me koronavirus.

Opsionet e trajnerit italian Genaro Gatusso për në qendër të mbrojtjës janë vetëm Amir Rrahmani dhe mbrojtësi serb, Maksimovic për ndeshjen e kthimit me Atalantën në Kupën e Italisë.

Mrbrojtësi shqiptar nga Kosova në këtë sezon nuk ka pasur minutazh të madhe dhe tani ka mundësin  e artë që të dëshmojë vlerat e tij te Gatusso, për ta bindur atë se meriton më shumë minuta me fanellën e Napolit.

Kostas Manolas nuk do të jetë në dispozicion të Gattusos, pasi ka dëmtuar kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Genoas.

Qendërmbrojtësi grek do të mungojë më gjatë sesa pritej, sikurse u njoftua nga klubi pas testeve të kryera në klinikën “Pineta Grande”.

“Kostas Manolas iu nënshtrua testeve instrumentale që treguan një përdredhje të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së tij të djathtë, duke dëmtuar ligamentin.

Prandaj, Manolas nuk do të kthehet në fushë para mesit të marsit dhe, përveç ndeshjes së kupës së Italisë kundër Atalantës, do të humbasë edhe përballjen e madhe kundër Juventusit dhe sfidën e dyfishtë me Granadan në Ligën e Evropës.